Kosnett pas takimit me Kurtin: SHBA dhe Kosova të përkushtuar për partneritet të ngushtë

  • 04 February 2020 - 18:39
Kosnett pas takimit me Kurtin: SHBA dhe Kosova të përkushtuar për partneritet të ngushtë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka shkruar në Twitter pas takimit me të parin e Qeverisë, Albin Kurtin.

Kosnett ka shkruar se SHBA-të mbeten të përkushtuara për partneritet të ngushtë me Kosovën.

“Takim pozitiv me kryeministrin Kurti për ta uruar atë për formimin e qeverisë. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë”, tha Kosnett.

Ndryshe, ambasadori amerikan është takuar sot edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Image


(Kosova Sot Online)