24 orët e fundit në komunikacion: Aksident me fatalitet dhe mbi 1 mijë gjoba për shoferët

  • 05 February 2020 - 08:56
24 orët e fundit në komunikacion: Aksident me fatalitet dhe mbi 1 mijë gjoba për shoferët

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 481 gjoba për pjesëmarrësit në trafik të cilët kanë bërë shkelje të rregullave të komunikacionit.

Në statistikat e policisë për 24 orëshin e fundit bëhet e ditur se kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, 1 prej tyre me fatalitet, 12 me persona të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka njoftuar se 19 persona janë arrestuar, 14 janë dërguar në mbajtje ndërkaq 2 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)