Analisti politik ironizon me Hashim Thaçin, ja për çka e “thumbon”

  • 05 February 2020 - 09:02
Analisti politik ironizon me Hashim Thaçin, ja për çka e “thumbon”

Analisti politik, Sali Rexhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar dhe “thumbuar”, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e quajtur kriminel të supuzuar lufte, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në anën tjetër, ai e ka qujatur Thaçin si një person që ka dështuar, ku sipas tij dëshira për pushtet dhe pasuria e ka dërguar në rrugën e dështimit.

“Nga sot është bira e mbrëmë e kavallit në Kosove. Po pret qe të arrestohet me krejt hajnat e kriminelet e tij, nga Gjykata për Krime të Luftës. I vetmi kriminel i supozuar i lufte i cili akuzohet se vrau edhe bashkëkombës, kundërshtar politik, kryesisht nga partia e Rugovës", ka shkruar Rexhaj.

Ai po ashtu, ka “përqeshur”edhe me faktin që fotografia e presidentit është zhvendosur nga zyra e Kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Në të njejtën kohë, ai ka ironizuar duke thënë se presidentit i duket vetja si të ishte ndonjë Aleksander i Madh apo Napoleon.

Rexhaj, po ashtu ka shkruar se, Thaçi u ka hapur biznese vëllezerve dhe shkokëve të presidentit dhe e quan Thaçin si një person që nuk ecen nëpër tokë.

Ai madje në këtë shkrim ka shkruar se, Hashim Thaçi ka marrur si këshilltar edhe agjent të BIA-së serbe.

Më tutje, ai ka përmendur edhe takimet e presidentit me Alekasander Vuçiqin, Aleksander Vulinin dhe kufirin e Kosovës.

Ky është shkrimi i plotë në “Facebook”

PDK e Hashimi, pas më shumë se 12 vjetësh ikën në opozitë. Thaçi , pas me shume se 12 vjetësh ikën ne opozite. Asnjë parti, asnjë kryeministër e president ne Kosove nuk ka pase kompetenca e legjitimitet e legalitet te brendshëm e te jashtëm me shume se Hashim Thaçi, askush nuk ka mundur te punoj e kontribuoj me mire e me shume po te kishte pase dituri e vullnet. E shpalli pavarësinë ne vitin 2008, pavarësi te cilën e njohën shtetet me te zhvilluara e demokratike ne bote. Shpallje te cilën madje ja legjitimoj edhe Gjykatat Ndërkombëtare. Askush nuk matej me te as nuk i dilte para. Po çka beri? U hapi biznese vëllezërve e shokëve, privatizoj fusha e male, aq sa i sheh syri. Punësoj kuca e maca, vetëm a ishin anëtare e familjar te Klanit Pronto. Mblodhi rreth vetës dreqin e te birin, edhe agjent te BIA-se serbe si këshilltar. Nuk ecte neper toke. Porositi libra ne gjuhe te huaja, shqipja e Kosova nuk ja mbushnin syrin. I hyri mendja se është si Aleksandri i Madhe e Napoleoni. Per ta fituar Çmimin NOBEL i futi ne loje edhe kufijtë e Kosovës bashk me Vuqiqin e Edi Ramen. Takimet me Vuqiqin i bënte ditën e natën, madje edhe me vet Putinin, kurse Erdoganit ja dorëzoj komplet institucionet e sigurisë se shtetit te Kosovës. ... Nga sot është bira e mbrëmë e kavallit ne Kosove. Po pret qe te arrestohet me krejt hajnat e kriminelet e tije, nga Gjykata për Krime te Luftës. I vetmi kriminel i supozuar i lufte i cili akuzohet se vrau edhe bashkëkombës, kundërshtar politik, kryesisht nga partia e Rugovës. Sot për te gjalle, madje ende president formal i Kosovës ju largua fotoja nga Kuvendi i Kosovës. Hashim Thaçi do te mbetet ne histori si rast i politikanit i cili përkundër te gjitha mundësive qe te kontribuoj për shtet e zhvillim, uria për pushtet e pasuri e dërgoj ne dështim. Njëjtë si Llukashenkon, Sanaderin, Gruevskin...e keqpërdorues primitiv ne vende te dala nga lufta apo nga shtetet ne tranzicion.

(Kosova Sot Online)