Sot, 13:30, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit/es të MKRS-së

  • 05 February 2020 - 09:35
Sot, 13:30, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit/es të MKRS-së

Ju njoftojmë se sot (05.02.2020), ora 13:30, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së pozitës së ministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Ish-ministri Kujtim Gashi do t’i dorëzojë detyrën ministres së re Vlora Dumoshi për të udhëhequr MKRS-në në këtë mandat qeverisës.

Ceremonia do të ndodh në kabinetin e ministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ftoheni ta përcillni këtë ngjarje!

(Kosova Sot Online)