Ndodh mrekullia/ Policia e habitur si shoferi i shpëtoi aksidentit

  • 05 February 2020 - 11:04
Ndodh mrekullia/ Policia e habitur si shoferi i shpëtoi aksidentit

Një shofer që drejtonte mjetin me targë AA318NR, që udhëtonte në drejtim të Lushnjës është përplasur me barrierat anësore të autostradës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm dëmtime të lehta, ndërsa mjeti tip Opel është shkatërruar plotësisht.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë në vendin e quajtur Rotondo e Kolonjës. Edhe pse përplasja ka qenë e fortë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht.

Vendi ku ndodhi dhe aksidenti i sotëm është njolla e zezë e rrugëve të vendit ku muajt e fundit ka marrë dhe jetë njerëzish, ndërsa policia rrugore, e cila ishte në vendngjarje për të kryer veprimet proceduriale mbeti thuajse e shokuar sesi ka mundur që shoferi të mos plagoset. Sipas tyre në raste të ngjashme aksidente të tilla janë shoqëruar me viktima.

(Kosova Sot Online)