Kaq para të ruajtura në banka kanë ministrat e Kurtit, ja kush është “kampioni”

  • 05 February 2020 - 11:28
Kaq para të ruajtura në banka kanë ministrat e Kurtit, ja kush është “kampioni”

Si edhe anëtarët e kabineteve të kaluara qeveritare, edhe ministrat e kabinetit “Kurti”, kanë pasuri të majme, disa prej tyre milionëshe.

Shtëpi, banesa, vetura të shtrenjta, para të majme të mbajtura në banka, pronësi në biznese të ndryshme janë pasuritë e ministrave të rinj.

Por sa para të gatshme kanë të kursyera në bankë ministrat e “Kurtit”?

Kampion janë Haki Abazi me 140 mijë euro dhe Dalibor Jevtiç me 100 mijë euro. 

Avdullah Hoti – zv.kryeministër i parë në vitin 2019 në Agjencinë Kundërkorrupsion ka deklaruar para të gatshme në pronësi të vetën, gruas e fëmijëve veç 2648 euro.

Haki Abazi – zv. kryeministri i dytë ka deklaruar para të gatshme këtë vit 140 mijë euro të cilat thotë se i ka grumbulluar nga kursimet e pagës.

Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë në deklarimin e pasurisë bërë vitin e kaluar ka deklaruar veç 60 euro të ruajtura në bankë.

Agim Veliu – ministër i Punëve të Brendshme para të gatshme të ruajtura në bankë ka deklaruar në vlerë 19 mijë e 449 euro.

Glauk Konjufca – ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka të kursyera para në vlerë 4 mijë euro.

Besnik Bislimi – ministër i Financave në vitin 2016-të sa ishte deputet kishte deklaruar 30 mijë euro para të ruajtura në bankë.

Hykmete Bajrami – ministre e Arsimit ka deklaruar vitin e kaluar 5361 euro para të ruajtura në bankë.

Lumir Abdixhiku – ministër i Infrastrukturës para të gatshme ka deklaruar në vlerë 4 mijë 596 euro.

Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë para të gatshme në vitin 2018 si Drejtor i Shëndetësisë kishte deklaruar 800 euro.

Besian Mustafa – ministër i Bujqësisë në emër personal ka deklaruar të ruajtura në bankë 23 mijë e 200 euro, kurse 29 mijë e 626 euro në emër të prindit.

Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës vite më parë kishte deklaruar veç 658 euro para të kursyera.

Dalibor Jevtiq – ministër për Komunitete ka të ruajtura në bankë ka në vlerë 100 mijë euro.

Emilja Rexhepi – ministre e Administratës nuk ka deklaruar vitin e kaluar para të ruajtura në bankë.

Nuk dihet sa para të kursyera ka Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, poashtu as Blerim Reka – ministër i Integrimeve si dhe Ivan Milojeviç, ministër për zhvillim rajonal.

(Kosova Sot Online)