Kryetari i komunës nga PDK-ja që mban fotografinë e Rugovës në zyrë

  • 05 February 2020 - 11:32
Kryetari i komunës nga PDK-ja që mban fotografinë e Rugovës në zyrë

Fotografitë e presidentëve janë kthyer në fushë të konfliktit mes Kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe Partisë Demokratike të Kosovës, pas largimit të portretit të Presidentit Hashim Thaçi nga zyra e Osmanit.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, që vjen nga radhët e PDK’së në zyrën e tij mban presidentin Thaçi, e krahas tij edhe fotografinë e Presidentit Rugova.

Pamja e zyrës se tij është më e ndryshme se e disa zyrtarëve të LDK’së e PDK’së, që mbajnë ose Thacin ose Rugovënn.

PDK’ja i ka reaguar dje kryeparlamentares, duke e akuzuar për shkelje të ligjit por edhe për mbajtje të inateve personale.

Osmani që e ka zëvendësuar fotografinë e Thacit me të Rugovës, thotë se e mban në zyrë atë që e inspiron.

Image

(Kosova Sot Online)