Dalin pamjet: Ja vendi ku e ka vendosur Vjosa Osmani fotografinë e Thaçit

  • 05 February 2020 - 11:40
Dalin pamjet: Ja vendi ku e ka vendosur Vjosa Osmani fotografinë e Thaçit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani fotografinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi e ka vendosur në anën tjetër të murit ku ka qenë e vendosur më herët.

Ajo këtë veprim e ka ndërmarrë dje, duke hequr fotografinë e Thaçit nga zyra e saj, pas marrjes së detyrës së re dhe në vend të kësaj ajo ka kthyer fotografin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani kishte deklaruar se një veprim i tillë nuk bie ndesh me ligjin, dhe se ajo fotografinë e Rugovës e kishte vendosur si inspirim.

PDK ka reaguar ashpër ndaj heqjes së fotografisë së presidentit Thaçi, duke thënë se Vjosa Osmani me këtë veprim ka shkelur Ligjin për Protokollin e Shtetit.

Image

(Kosova Sot Online)