Vdes në QKUK personi i cili u aksidentua një javë më parë në Pejë

  • 05 February 2020 - 12:00
Vdes në QKUK personi i cili u aksidentua një javë më parë në Pejë

Një person ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur më 30 janar në Pejë.

Raportohet se shoferi i lënduar nga aksidenti që ka ndodhur ditë më parë në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Kliçinë, ka vdekur mbrëmë në QKUK në Prishtinë.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 23:00 në mes dy veturave, ku si pasojë shoferi i njërës veturë ka mbetur i lënduar. 

“Lidhur me rastin raportohet se me 04.02.2020 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull K-Shqiptar i aksidentuar me datën 30.01.2020. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)