Shtetet e Bashkuara fusin në operim një nëndetëse të re bërthamore

  • 05 February 2020 - 12:48
Shtetet e Bashkuara fusin në operim një nëndetëse të re bërthamore

Forcat ujore të Shteteve të Bashkuara njoftuan se e kanë vendosur në operim një nëndetëse të re, e cila mund të bart raketë balistike bërthamore.

“Ky kapacitet shtesë e forcon aftësinë parandaluese dhe ua ofron Shteteve të Bashkuara një armë strategjike me aftësi më të madhe të mbijetesës”, tha përmes një deklarate nënsekretari i mbrojtjes, John Rood.

Administrata e presidentit Trump kishte njoftuar fillimisht në shkurt të vitit 2018 për vendosjen në përdorim të nëndetëses Ë76-2 për shkak të një vlerësimi paraprak se ekziston një boshllëk në kapacitetet e parandalimit të sulmeve, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e kritikuan këtë vendim, duke e cilësuar si të rrezikshëm, dhe u ankuan se Pentagoni ka refuzuar të japë përgjigje në pyetjet që i janë dërguar nga ligjvënësit.

Adam Smith, kryetar i Komisionit për Shërbime të Armatosura nga radhët e Partisë Demokratike, tha: “Vendosja e kësaj nëndetëse në përdorim nuk i bën amerikanët më të sigurt. Në vend të kësaj, ky veprim e rrit potencialit për llogaritje të gabuar gjatë një krize.”

Shtetet e Bashkuara i kanë një mijë armë bërthamore, të cilat mund të transportohen kryesisht përmes aeroplanëve luftarakë.

(Kosova Sot Online)