Vjosa Osmani tregon se kur do të hiqet taksa ndaj Serbisë

  • 05 February 2020 - 13:27
Vjosa Osmani tregon se kur do të hiqet taksa ndaj Serbisë

Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Osmani tha se me ambasadorin gjerman kanë folur për bashkëpunimin në të gjitha fushat, e në veçanti ndërmjet dy parlamenteve.

Kryeparlamentarja gjithashtu njoftoi se ka falënderuar Heldt për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës dhe se pas konstituimit të institucioneve, tani do të mësojmë edhe më shumë nga demokracia gjermane.

Por, Osmani u pyet nga gazetarët edhe për tarifën e vendosur nga ish-qeveria Haradinaj, ndërsa ajo tha se ajo do të zëvendësohet me masat e reciprocitetit.

“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit është prezantu nga kryeministri Albin Kurti në kuvend më 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë se siç e kemi thënë se tarifa të zëvendësohet  me masat e reciprocitetit.

Relacionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të bazohen në këtë parim, të cilin e aplikon çdo shtet demokratik. 

Për t’u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan, Grenell, Serbia duhet ta ndërpres fushatën e çnjohjeve, që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut.

Ne s’kemi qenë pengesë për dialogun, pra do të punojmë me deputetë të opozitës që të kenë transparencë të plotë në këtë proces, atëherë mund të presimin që të kemi sukses në proces”.

(Kosova Sot Online)