“Pa testikuj dhe pervers”, detaje shokuese nga gjyqi që ka trazuar botën

  • 05 February 2020 - 13:55
“Pa testikuj dhe pervers”, detaje shokuese nga gjyqi që ka trazuar botën

Producenti Harvey Weinstein prej muajsh është lajmi kryesor në mediat botërore, pas akuzave të shumë aktoreve, se i ka përdhunuar. Tashmë ai po përballet në gjyq, me akuzat.

Një ditë më parë, në sallën e gjyqit janë shfaqur disa foto nudo të tij. Fotot janë parë nga anëtarët e jurisë. Ata u shfaqën pas përfundimit të dëshmisë që zgjati tre ditë, të dëshmitares kryesore, aktores Jessica Mann.

Kjo e fundit e përshkroi trupin e producentit si të defermuar dhe se nuk ka testikuj. Fillimisht, Mann tha se në fillim kishte menduar se ai ishte interseksual. 

Prokurori i çështjes tha se fotot e tij janë parë vetëm nga anëtarët e jurisë dhe nuk janë shfaqur për pjesëtarët e tjerë në gjyq, pasi nuk donin ta poshtëronin Weinstein.

Mann, e cila e akuzon producentin e njohur se e ka përdhunuar tre herë mes viteve 2013-2014, ka pranuar se ka pasur një raport të çuditshëm me të. Kjo, duke qenë se në vitin 2017, ajo ka pranuar të bëjë seks konsensual me të, për ta ngushëlluar pas vdekjes së mamasë.

“Unë mendoj se ai masturbohej në pasqyrë dhe ia mori vetes në gojë. Më neveriti dhe më solli përsëri disa kujtime të këqija”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)