Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

  • 05 February 2020 - 14:14
Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin e pijshëm.

Përmes një njoftimi për media, ujësjellësi u ka kërkuar të gjithë konsumatorëve të tyre që ta kursejnë ujin në mënyrë që të krijohen kushte të favorshme edhe në të ardhmen.

 “Uji duhet shpenzuar racionalisht jo vetëm gjatë ditëve të nxehta në hapësirë por, ai duhet kursyer edhe gjatë stinëve të ftohta, duke kontrolluar shpenzimin e ujit në objekte të mbyllura, në shtëpi, banesa, institucione apo biznese. Rruga e trajtimit të ujit të pijshëm është e gjatë, e mundimshme dhe ka një kosto të lartë derisa të vie në krojet tona të banimit. Të nderuar konsumatorë, uji i pijshëm i KRU ‘Prishtina’ është i lirë dhe i pastër, i përshtatshëm për ju, qoftë në aspektin ekonomik po ashtu edhe shëndetësor”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)