Dumoshi pranon detyrën që ia kishte dorëzuar Gashit para dy viteve

  • 05 February 2020 - 14:15
Dumoshi pranon detyrën që ia kishte dorëzuar Gashit para dy viteve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ia dorëzoi detyrën pasardhëses së tij, Vlora Dumoshi.

Me këtë rast, ai ka kujtuar se këtë post që sot po e dorëzuan e ka pranuar para dy viteve nga Dumoshi e cila atë kohë ishte ministre në detyrë e këtij dikasteri. 

Gashi është shprehur i lumtur që këtë detyrë po e merr një zonjë që e njeh mirë këtë komunitet dhe sfidat e tij. 

Kujtim Gashi si ish-ministër e ka mirëpritur vendimin për mos ndarje të kësaj ministrie.

Kurse, ministrja e sapo zgjedhur e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se vlerëson punën që e ka bërë Gashi dhe se do të vazhdojë punën që e kanë lënë ministrat e deritanishëm të kësaj ministrie.

(Kosova Sot Online)