Adidas mbyll shumë dyqane në Kinë shkaku i koronavirusit

  • 05 February 2020 - 14:51
Adidas mbyll shumë dyqane në Kinë shkaku i koronavirusit

Prodhuesi gjerman i veshmbathjeve sportive, Adidas, njoftoi të mërkurën se do ta mbyllë përkohësisht një numër të konsiderueshëm të dyqaneve të veta në Kinë për shkak të përhapjes së koronavirusit, nga i cili deri më tash kanë vdekur gati 500 persona.

Gjiganti i sektorit të veshmbathjeve pranoi se virusi që po përhapet shpejt ka pasur ndikim negative në të ardhura, por se ende nuk mund të vlerësohet shkalla e saktë e këtij dëmi.

Kompania Adidas ka një rrjet të gjerë prej 12 mijë dyqaneve në mbarë Kinën.

Gjatë periudhës korrik-shtator të vitit të kaluar, kjo kompani pësoi rënie të shitjeve prej 11 për qind në Kinë, shkruan “Reuters”.

Nga virusi janë prekur edhe kompanitë e tjera. Prodhuesit Nike dhe Hugo Boss gjithashtu kanë marrë vendim për mbylljen e një pjese të dyqaneve në Kinë.

Në anën tjetër, rivalja e Adidas-it në Gjermani, Puma, nuk ka dhënë ndonjë njoftim për atë se a ka ndikuar koronavirusi në shitjet e saj.

(Kosova Sot Online)