Trump kërkonte njohjen, tash flet për normalizim raportesh Kosovë –Serbi

  • 05 February 2020 - 15:00
Trump kërkonte njohjen, tash flet për normalizim raportesh Kosovë –Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka shkruar letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë.

Ndryshe nga letra e datës 15 shkurt 2019 ku Trump thoshte që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të dërgojë në njohje reciproke, në këtë letër, numri një i SHBA’së i ka kërkuar Vuçiqit vetëm normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës.

Sipas presidentit Trump një gjë e tillë duhet të jetë prioritet për Beogradin.

“Normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të mbetet një prioritet në rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Trump, raporton Kosovo Onine, transmeton Gazeta Express.

Siç ka shkruar Trump, Serbia dhe SHBA’të ndajnë të njëjtin vizion që bazohet në bashkëpunim rajonal, forcim të institucioneve demokratike dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve me fqinjët.

Këtë letër presdientit të Serbisë ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey , i cili gjithashtu është shprehur i lumtur për vendimin e Serbisë rreth rindërtimit të lidhjeve hekurudhore, që sipas tij do të lehtësojnë tregtinë dhe investimet.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se është falënderues për përkushtimin e administratës së presidentit Trump, dhe veçanërisht për Përfaqësuesin Special për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell.

Sipas kreut të shtetit serb, Grenell ka mirëkuptuar nevojat e njerëzve  në rajon dhe nevojën për rritjen e standardit të jetës, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës.

(Kosova Sot Online)