Albin Kurti i çon porosi Shefit dhe Inspektorit të AKI’së

  • 05 February 2020 - 15:07
Albin Kurti i çon porosi Shefit dhe Inspektorit të AKI’së

Kryeministri Albin Kurti i ka përcjellë një porosi shefit të AKI-së Kreshnik Gashit dhe Burimit Ramadanit, inspektorit të AKI-së që u emëruan pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i të parit të qeverisë.

Kurti tha se të gjitha vendimet që janë marrë pas datës 19 korrik nuk mund ta kenë statusin e njëjtë sikur vendimet para kësaj date.

“Të gjitha vendimet që janë marrë pas datës 19 korrik 2019 nuk mund ta kenë statusin e njëjtë sikur vendimet para kësaj date kur ish-kryeministri dha dorëheqje, prandaj qeveria e unë si kryeministër do ta kemi një rishqyrtim të gjithë kësaj fazës pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, me që rast konsiderojmë se për të filluar një kapitull të ri duhet që ta rrisim përgjegjësinë institucionale në njërën anë por që besa edhe politike edhe morale”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë, i pyetur për këto dy emërime madje ka folur edhe për dorëheqjet.

“ Dorëheqja është akt moral dhe nuk besojmë që vendimet e emërimet e kanë statusin e pëlqyeshëm nëse respektojmë marrëveshjen dhe shtet ndërtimin demokratik”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)