Tmerr dhe panik në Stamboll/ Avioni del nga pista dhe ndahet në tre pjesë

  • 05 February 2020 - 17:26
Tmerr dhe panik në Stamboll/ Avioni del nga pista dhe ndahet në tre pjesë

Një avion pasagjerësh i ‘Pegasus Airlines’ ka dalë nga pista në aeroportin Sabiha Gökçen në Stamboll. Sipas mediave turke, në momentin e aksidentit aeroplani ka shpërthyer duke u ndarë në tre pjesë.

Sipas njoftimeve, mes 171 personave në bord dhe 6 anëtarëve të ekuipazhit nuk ka pasur viktima, por vetëm disa të plagosur. Avioni i kompanisë turke ‘Pegasus Airlines’ po vinte nga Izmiri.

(Kosova Sot Online)