Rruga e mbuluar nga gjaku, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në autostradë

  • 05 February 2020 - 18:32
Rruga e mbuluar nga gjaku, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në autostradë

Një aksident me vdekjen e një personi ndodhi pasditen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës. Një kamion me targa AA 216 AE ka përplasur një kalimtar, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Ambulanca shkoi drejt vendit të ngjarjes për të transportuar të plagosurin për në spitalin e Durrësit, por ishte shumë vonë. Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen forca të shumta policie, ndërsa në rrugë dallohen qartë edhe shenjat e gjakut.

(Kosova Sot Online)