Limaj për rolin e Nismës: Bashkëpunojmë vetëm në temat me rëndësi shtetërore

  • 05 February 2020 - 21:18
Limaj për rolin e Nismës: Bashkëpunojmë vetëm në temat me rëndësi shtetërore

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se do të bashkëpunojnë me Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti vetëm në tema me interes të madh shtetëror.

Limaj tha se në ditën e votimit të Qeverisë ishin treguar konstruktiv në fjalimet në foltore, pasi VV’ja në të kaluarën ishte sjellë shumë më keq.

“Nuk hodhëm ujë, as gaz lotsjellës. Thjesht thamë mendimet tona në foltore”, tha Limaj.

“Kurti shpesh ka ndërruar qëndrimet në punët më me rëndësi për shtet. Për flamur, për institucione, për pavarësi etj..”, shtoi ai.

Tutje ai tregoi se në çfarë tema do e mbështesnin Qeverinë në këtë legjislaturë.

“Bashkëpunojmë vetëm në temat me rëndësi shtetërore”, tha ai, duke lënë të kuptohet se do të bashkëpunojnë për dialogun me Serbinë.

(Kosova Sot Online)