Akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit: Kështu po iu shet leje ndërtimore mafio-oligarkëve

  • 06 February 2020 - 07:40
Akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit: Kështu po iu shet leje ndërtimore mafio-oligarkëve

“Krye banditët u lidhën me mafiozët dhe krye hajnat duke bashkëpunuar shumë ngushtë edhe me gjakësorët serb duke i harruar edhe gjakun e derdhur. Ndër ta është edhe kopuku Shpend Ahmeti që nga populli me shumë të drejtë e morri emrin Shpend hajni dhe Shpend jahti, që u bë këlysh e bandës me gjak serbi Devolli, dhe pastaj filloi hataja në Prishtinë dhe përreth duke ndarë pazarin dhe duke i trashur xhepat me hajni dhe duke vjedhur djersën e taksapaguesve. Bëri kërdi ky edepsëz duke shitur leje ndërtimi dhe çfarë i binte për dore, por mbështetej edhe nga kryebanditët e majave të shtetit”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistëve politikë, ndërtimi në Kosovë po vazhdon të jetë një nga bizneset më kriminale, që nuk i kontrollon askush, e në të cilat janë të involvuar kriminalisht shumica e pushtetarëve, si nga niveli lokal edhe ai qendror.

Kështu thotë analisti politik, Reshat Badallaj, ku sipas tij, në këtë lloj biznesi të pistë, por që mafio-oligarkëve po iu sjellë përfitime milionëshe.

Image
Reshat Badallaj

“Për mungesë të hetimit të kësaj fushe nga ana e Prokurorisë, lidhur me mënyrën se si po lëshohen lejet e ndërtimit, , në çdo qytet në Kosove, por sidomos në Prishtinë, si kryeqytet, rrallë gjen një objekt ku të mos përfshihet ndonjë aksionar nga emrat e politikës, pushtetit apo familjar e mik i tyre, si dhe nëntoka kriminale e ndërtimtarisë”, thotë Badallaj.

Kështu sipas tij, Shpend Ahmeti e ka varrosur Prishtinën në kaos ndërtimor, ndërsa atij dhe klanit të tij i interesojnë vetëm përfitimet korruptive nga dhënia e shitja e lejeve të ndërtimit, nga "talli" që e ndajnë me investitorët kryesisht të dyshimtë.

“Është tepër e vërtetë se ndërtimi në Kosovë është ndër bizneset më kriminale, jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin. Këtu sidomos mundë të veçohet Prishtina që e kanë uzurpuar bandat mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale. Prishtinës i´u turren me dajak në krah krye vagabondët e ardhur nga ato pjesë ku as shejtani nuk bënë ve dhe përpos që uzurpuan toka që nuk ia kishte lënë baba, kjo kope krye hajnash filluan edhe të ndërtojnë edhe mbi ndërtesa dhe që dolën ky soj idiotësh mbi ligjin dhe jo vetëm që nuk e njohshin ligjin por nuk respektonin as Kushtetutë e as shtet. Krye banditët u lidhën me mafiozët dhe krye hajnat duke bashkëpunuar shumë ngushtë edhe me gjakësorët serb duke i harruar edhe gjakun e derdhur. Ndër ta është edhe kopuku Shpend Ahmeti që nga populli me shumë të drejtë e morri emrin Shpend hajni dhe Shpend jahti, që u bë këlysh e bandës me gjak serbi Devolli, dhe pastaj filloi hataja në Prishtinë dhe përreth duke ndarë pazarin dhe duke i trashur xhepat me hajni dhe duke vjedhur djersën e taksapaguesve. Bëri kërdi ky edepsëz duke shitur leje ndërtimi dhe çfarë i binte për dore, por mbështetej edhe nga kryebanditët e majave të shtetit”, thotë analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online “.

Më tej, Badallaj hedhë akuza të rënda ndaj Shpend Ahmetit.

“Ky hajn dhe dredharak u tregua se hajnin e ka në gjak dhe mashtroi popullin nëpërmes të Vetëvendosjes, deri u bë i kamur dhe super milioner, dhe pastaj e tradhtoi elektoratin dhe Vetëvendosjen dhe u bë hajn i peshave të rënda. Aq ndërtime janë bërë me hile dhe duke përfituar me mashtrime dhe mos e dhashë i Madhi Zot se po e përfshiu një tërmet, qoftë edhe me lëkundje të vogla, do rrëzohen ato ndërtesa me material të dobët si të ishin prej kartoni ose prej xhami, dhe pastaj do të ishin të pa parashikueshme sa jetë njerëzish dhe kush do ta pësonte nga populli sepse këta banditë janë të siguruar edhe jashtë vendit me kapital. Kanë siguruar pasuri edhe për 30 breza, ndërkaq, populli nuk ka para as për ilaçe dhe për bukën e gojës”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, krejt kjo skemë kriminale funksionon, pasi me të tillët është e lidhur edhe drejtësia.

“Në këtë krim marrin pjesë edhe ata gojëmbyllurit dhe shurdhmemecët e sistemit prokuroria e gjyqësor, tërësisht të kalbur që nuk i burgosin këtë kope hajnash që kanë tejkaluar jo vetëm kufijtë e Ballakanit por edhe të Evropës. Por, dita do vie që kjo kope krye mafiozësh të kanaleve të nëntokës kriminale do të përgjigjen që nuk do t´i zënë as burgjet e Kosovës sepse janë zinxhir shumë i gjatë. Fjalën e kam që nga kryebanditët e majave të shtetit e deri te këta këlyshët që e ndajnë pazarin bashkë. Të gjitha do të dalin në dritë sot ose nesër pa më të voglin dyshim, por mos mendoni se nuk u ka hyrë frika në palce sepse janë duke i parë që u zbulua veprimtarie e tyre kriminale kundër Kosovës dhe që e kane pasur vetëm për interesa të tyre personale”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)