Zbardhen arsyet: Ja kush i trembet Vetting-ut me ndërkombëtarët në Kosovë

  • 06 February 2020 - 07:52
Zbardhen arsyet: Ja kush i trembet Vetting-ut me ndërkombëtarët në Kosovë

“I pamë fjalimet e PDK-së, AAK-së dhe Nismës në Kuvend. Flisnin me tone kërcënuese. Ishin kërcënime të hapura ndaj Albin Kurtit. Janë mësuar për dy dekada ta vjedhin shtetit, dhe me paratë e popullit të jetojnë si mbretër. Nuk e duan ndryshimin, sepse ndryshimi i prek direkt ata. Këtij vendi i duhet një ndryshim rrënjësor. Në ekonomi, drejtësi, arsim dhe shëndetësi. Kryeministrit Albin Kurti i duhen shumë njerëz për ta bërë një gjë të tillë. Intelektual të mirëfilltë. Po ia doli do të bëhet heroi i këtij vendi. Të gjitha shpresat janë tek ai”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Faik Krasniqi, e ka cilësuar si një zotim serioz dhe të guximshëm, deklarimin e Kryeministrit, Albin Kurti për fillimin e përgatitjes së Ligjit Vetting dhe zbatimit të tij në Kosovë brenda 24 mujorit të parë të qeverisjes së re.

"Vetingu në polici, prokurori, gjyqësi, AKI, ATK, Dogana dhe Njësi të Inteligjencës Financiare do të jetë prioritet. Shteti i së drejtës duhet të garantojë barazinë para ligjit. Drejtësia jonë duhet të jetë e pavarur e paanshme dhe profesionale. Ne do të heqim ekzekutivin brenda drejtësisë e mbi drejtësinë. Me qeverisjen tonë s'do të ketë as individ e as parti e as kompani më të fuqishme se shteti. Do ta ndalojmë korrupsionin në institucione, do ta luftojmë korrupsionin në shoqëri. - Do të ndërmerren hapa në drejtim të dekriminalizimit dhe kthimit të besimit në sistemin e drejtësisë dhe atij të sigurisë, përfshirë Vettingun dhe krijimin e institucioneve të veçanta për luftim të korrupsionit. Vettingu fillimisht do të jetë i përgjithshëm, mandej i vazhdueshëm. Procesi i Vettingut do të kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Afati orientues për Vettingun e parë të përgjithshëm është 24 muaj", ka thënë kryeministri Albin Kurti.

E sipas Krasniqit, Vettingu është një proces i kërkuar me vite me radhë nga njohës të fushës së të drejtës, e për të cilin në vazhdimësi ka shkruar dhe është angazhuar edhe gazeta “Kosova Sot”, përmes shkrimeve dhe analizave të saj.

Image
Faik Krasniqi

“Vetting-u duhet të ndodhë në çdo sektor, por më urgjente është në sistemin e drejtësisë, sepse krimi dhe korrupsioni zhvillohen dhe tolerohen nga drejtësia. Pastaj është e domosdoshme edhe në polici, AKI, Dogana etj. Që të kemi sukses në zhvillimin dhe mbajtjen e shtetit, Vettingu duhet urgjentisht të ndodhë. Në të kundërtën mafia politike do të vazhdoje ta sundoj shtetin dhe qytetarët e saj. Besoj shumë që Albin Kurti si Kryeministër, në bashkëpunim me ndërkombëtarët do të ja dalin. Kjo ishte edhe arsyeja e frikës së partive politike dhe nëntokës kriminale që Albin Kurti të bëhet kryeministër”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, ethet e kësaj frike u shpërfaqën nga ish pushtetarët që në seancën e veçantë për votimin e Qeverisë Kurti, në të cilën pati reagime dhe kundërshtime të ashpra kundër koalicionit LVV-LDK nga të gjithë ish partnerët e deri djeshëm të PAN-it.

“I pamë fjalimet e PDK-së, AAK-së dhe Nismës në Kuvend. Flisnin me tone kërcënuese. Ishin kërcënime të hapura ndaj Albin Kurtit. Janë mësuar për dy dekada ta vjedhin shtetit, dhe me paratë e popullit të jetojnë si mbretër. Nuk e duan ndryshimin, sepse ndryshimi i prek direkt ata. Këtij vendi i duhet një ndryshim rrënjësor. Në ekonomi, drejtësi, arsim dhe shëndetësi. Kryeministrit Albin Kurti i duhen shumë njerëz për ta bërë një gjë të tillë. Intelektual të mirëfilltë. Po ia doli do të bëhet heroi i këtij vendi. Të gjitha shpresat janë tek ai”, përfundon analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)