Sylë Tairsylaj ua kthen përgjigjen atyre që u tallën me të rreth parashikimeve për motin

  • 06 February 2020 - 10:38
Sylë Tairsylaj ua kthen përgjigjen atyre që u tallën me të rreth parashikimeve për motin

Sylë Tahirsylaj më në fund ia qëlloi sa i përket reshjeve të bores, pasi ato erdhën dje siç paralajmëroi së fundmi ai. Por para kësaj Tahirsylaj ia kishte huqur disa here duke dhënë parashikime për temperatura deri minus 20 gradë e për reshje të bores.

Kjo kishte bërë që qytetarët të ironizojnë keq me të.

Por një nga qytetarët ishte tallur keq me meteorologun Tahirsylaj, duke i thënë se nga parashikimet e tij, familja kishte blerë aq shumë dru sa nuk po i zë oborri.

Tahirsylaj me gjasë e ka parë këtë koment, dhe me të njëjtën monedhë ia ka kthyer qytetarit në fjalë, por edhe të tjerëve që kanë bërë komente të tipit të tillë.

“Le t’i çan drutë tash e le t’i bën spirra”, ka thënë Tahiryslaj për mediia.

Ai ka thënë se komentet e shumta nga qytetarët ku jo pak u tallën me të, e tejkaluan kufirin.

“Ato komente i tejkaluan kufirin, vet fjala parashikim nuk është e saktë”, ka thënë Tahirsylaj.

(Kosova Sot Online)