Zgjedhen anëtarët e rinj, Sami Kurteshi përfundon në KQZ

  • 06 February 2020 - 10:49
Zgjedhen anëtarët e rinj, Sami Kurteshi përfundon në KQZ

Para pak çasteve janë emëruar anëtarët e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në KQZ janë mandatuar anëtarët e rinj, që parashihej të merrnin mandatet e tyre brenda 60 ditëve prej që janë mbajtur zgjedhjet.

Bazuar në numrin e deputetëve, të gjitha Grupeve Parlamentare u takojnë nga një anëtar në KQZ, përvec Lëvizjës Vetëvendosje, e cila do të ketë dy të mandatuar.

Më poshtë gjeni emrat e të gjithë anëtarëve të rinj:

Sami Kurteshi, Ali Mrama – LVV

Sami Hamiti – LDK

Arianit Elshani – PDK

Ibrahim Selmanaj – AAK

Eshref Vishi – Nisma

Nenad Rikallo – Lista Serbe, nga serbët

Cemal Kurtisi, Artan Asllani, Rifat Krasniq – nga minoritetet e tjera. 

(Kosova Sot Online)