Çun Lajçi: Po Fatmir zeza mjerë Parlamenti për ty, nuk bëhet shteti duke...

  • 06 February 2020 - 11:06
Çun Lajçi: Po Fatmir zeza mjerë Parlamenti për ty, nuk bëhet shteti duke...

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar ndaj Fatmir Limajt, për të cilin ka thënë se i ndihmuan ta kalojë pragun, e në Kuvend krekosej si të ishte Princi i Monacos, duke i thënë Kurtit që nuk bëhet shteti me libra.

Postimi i plotë në Facebook:

Eh Fatmiri, si hutini!

Qajti n'Hagë, qajti n'zgjedhje.
Pragun i ndihmuen me kalua tue marrë "hopa"
N'parlament kokorisej thua se ishte Princi i Monacos!
I thojke Albinit:
- Nuk bahet shteti me libra!
Zaher, kujtojke si n'Bajë t'Malishevës, tue i ruejt lopët e tue luejt guxhas me ba shtet!
S'ka faj
Se ky me pushkë e ka fitua luftën, po shtetin me pushkë s'mujti!
- Po Fatmir zeza po, me die ndërtohet shteti, me libra, jo me përralla, e me pushkë fitohet lufta, jo me gogëla, he mjerë Parlamenti për Ty!
Por çka me iu ba ju komandantave, që u batë doktora shkencash me t'bleme!
Nejse, unë ika për Gjenevë

Sllatinë, 06.02.2020