Dëmet nga era, Hoti kontakton kryetarin e Istogut

  • 06 February 2020 - 11:48
Dëmet nga era, Hoti kontakton kryetarin e Istogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se ka komunikuar me të parin e Istogut, Haki Rugovën pas dëmeve nga era.

Hoti ka bërë të ditur se në Istog është njoftuar se kanë krijuar shtabin emërgjent bashkë me FSK-në, policinë, KEDS-in dhe institucionet tjera. 

“Sapo fola me Kryetarin e Istogut. Atje janë bërë dëme të mëdha nga era. Kryetari Rugova ka formuar shtabin emergjent, bashkë me FSK, polici, KEDS dhe institucione tjera. Besoj deri nesër ata e bëjnë një vlerësim të dëmeve. Do te shohim si mund t’i sanojmë disa dëme qe janë me urgjente, si shkolla dhe objekte publike dhe ndonjë familje qe është në kushte të rënda”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)