Zyrtari policor i arrestuar mbrëmë ankohet në KMDLNJ: Më fyen, dhe ma mbajtën armën në kokë

  • 06 February 2020 - 12:11
Zyrtari policor i arrestuar mbrëmë ankohet në KMDLNJ: Më fyen, dhe ma mbajtën armën në kokë

Inspektorati Policor i Kosovës mbrëmë ka arrestuar në Prishtinë, hetuesin e lartë policor të Krimeve Ekonomike, Lavdim Osmanin. Ai është ankuar në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, se gjatë arrestimit është fyer nga pjesëtarët e IPK;së de se i kanë drejtuar armën në kokë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, KMDLNJ’ja ka njoftuar se monitoruesit e këtij institucioni kanë vizituar të ndaluarit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë. 

Sipas KMDLNJ’së, zyrtari Lavdim Osmani, është ankuar se gjatë arrestimit është fyer nga pjesëtarët e IPK’së.

“Monitoruesit takuan L. O dhe bisedoi me të sa i përket trajtimit të tij gjatë procesit të arrestimit, bartjes në qendrën e ndalimit dhe trajtimit të tyre në këtë qendër. I njejti pohoi se ai ishte arrestuar në rrugën“C”nga pjesëtarë të Inspektoriatit Policorë të Kosovës, të cilët ishin 5- 6 persona në uniformë civile. I njejti pohoi se ata nuk kanë pasur urdhërarrest dhe gjatë arrestimit ai është përballur me fyerje nga më të ndryshmet nga pjesëtarët e IPK-së, të cilët i kishin shkuar direkt me armë tek koka”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj.

“Është e vërtetë se është arrestuar hetuesi Osmani. Diçka më shumë nuk kemi detaje, mirëpo së shpejti do të njoftohen mediat”, ka konfirmuar Qalaj.

Osmani dyshohet se është arrestuar nën dyshimin për korrupsion rreth një hetimi të cilin po e zhvillonte si zyrtar policor.

(Kosova Sot Online)