Ish agjenti i SHIK-ut ‘godet’ me akuza të rënda, përmend të gjithë me emra që...

  • 06 February 2020 - 13:00
Ish agjenti i SHIK-ut ‘godet’ me akuza të rënda, përmend të gjithë me emra që...

“Deklarata e bërë në parlament kundër Albin Kurtit, nga ana e Fatmir Limajt jo vetëm që ishte qesharake edhe kërcënues por nuk kishte as 1% realitet në at fjalim. Pra ishte gënjeshtër. E gjithë seanca dhe diskutimet e përfaqësuesve të PAN-it ishin një cirk i opozitës dhe asgjë tjetër”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish epror i lartë në luftën e UÇK-së, Naim Miftari i ka vlerësuar skandaloze deklaratat e kreut të Nisma-s, Fatmir Limaj, i cili publikisht kërkoi nga Albin Kurti të mos lexonte shumë, pasi do të gabonte akoma më shumë.

“Nuk është e habitshme një kërkesë e tillë e Limajt pasi edhe ai personalisht, Fatmir Limaj, nuk është gjë tjetër, veç se një "komandant i politikes" si të tjerët komandantë gjysmë analfabetë, kur ia lejon vetes të bëjë deklaratë të tillë, komandantë që si ish-kolegët e tij partiak funksionon përmes sekserëve që bëjnë pazare të nivelit jo më të lartë se të bodiguardëve, të cilët nuk dinë asgjë, nuk lexojnë por implementojnë urdhëratë e "komandantëve"”, thotë Miftari.

Image
Naim Miftari

Madje Miftari thotë se jo vetëm deklarata e Limajt, por të gjitha deklaratat, akuzat dhe kërcimet shfrenuese të ish pushtetarëve të PAN-it që u dëgjuan në parlament, ishin skandaloze dhe të një karakteri tepër të ulët e të turpshëm.

“Deklarata e bërë në parlament kundër Albin Kurtit, nga ana e Fatmir Limajt jo vetëm që ishte qesharake edhe kërcënues por nuk kishte as 1% realitet në at fjalim. Pra ishte gënjeshtër. E gjithë seanca dhe diskutimet e përfaqësuesve të PAN-it ishin një cirk i opozitës dhe asgjë tjetër”, shton Miftari për “Kosova Sot Online”.

“Paramendo me kërkua sqarime për vrasje politike Kadri Veseli me fol për ligj e rend publik Elmi Reçica ose Ferat Shala apo me të akuzua për keqpërdorim Time Kadriaj, me të shitë filozofi e patriotizëm me bateria. Është cirk në vete dhe e ulët me dal Ganimetja pa pyetur e me të prekë në trup e rroba, thua ti se kryeministri i Kosovës është kukull për marketing në shtëpi të mallrave. Ose me të mbajt ligjërata morale Kamish doktori, ose deputetja e Hashim Thaçit e parashutuar, Evgjenije Gani Thaçi me të mbajt ligjërata patriotike rreth UÇK-së edhe pse pikërisht babai i saj mbanë përgjegjësin si bashkëpunëtor i UDB-së për humbjet dhe dëmtimin e UÇK-së, dëmtimin e komandantit Adem Jasharit e shumë dëme tjera që ju bënë UÇK-së nga ushtria, policja dhe sigurimi serb. Pse nuk foli Evgjenija se si baba i saj por edhe bashkëshorti (Sherif Petrolli) vodhën qindra mijëra ton Xehe të Trepçës, e disa qindra tonë i ruajtën në një pllac fushor në Milloshevë?! Pse nuk tregoj se si Evgjenija por edhe Ferat Shala, se si me vite rresht ndoshta edhe sot me kamionë të Zvonko Veselinoviçit e Radojçiçit bartin xehen nga Mitrovica deri në limanin detar në Bari në Mal të Zi ku pastaj Xehja e vjedhur e Trepçës transportohet për Republikën e Kinës”, shprehet Miftari, duke akuzuar ish PAN-istët për zhvatjen me dekada të shtetit të Kosovës. 

Sipas Miftarit, nuk ishte e ulët dhe skandaloze vetëm deklarata e Fatmir Limajt që të mos lexojw mw shumë Albin Kurti, por akoma më skandaloze ishin thirrjet për sundim të ligjit dhe luftim të krimit të organizuar nga vetë ata që janë të inkriminuar thellë në krim e korrupsion.

“Dhe cilët akuzonin për “Syrin e Popullit’, kur i drejtoheshin Albin Kurtit dhe Glaukut, e akuzonin pikërisht ata të PDK-së që krerët e saj Thaçi, Veseli, Reqica e kanë formuar Syrin e Popullit dhe e kanë mitizuar kinse qenka organizatë terroriste. Nuk ka ku të shkon më turp dhe skandaloze e paradoksale se sa me të fol për Astrit Deharin, me fol për vrasjen-vdekjen e tij, njerëzit që e kanë kurdisur rastin, e kanë arrestuar dhe kanë ndikuar në vrasjen e tij brenda në burg. Kjo opozitë është e kriminalizuar deri në palcë me kësi njerëzish dhe me këso lloj deklaratash të absurditetit. Është një opozitë pikërisht me deputet që nuk dinë si duhet as për të lexuar, prandaj akuzat e tyre skandaloze vetëm sa i shkojnë në favor ngritjes së besimit qytetarët në koalicionin LVV dhe LDK. E këta nëse vazhdoj prapë kështu me akuza koti, akuza "ti them sa nuk më ka thënë" kanë me mbet edhe ja 20-30 vjet në opozitë apo edhe të shuhen krejt si parti politike”, deklaron ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Miftarit, kjo opozitë që e kemi tani në Kuvendin e Kosovës, nëse dëshiron të kthehet ndonjëherë në pushtet dhe të ofrojw diçka të mirë për qytetarët, ka nevojë urgjente për reforma të brendshme politike.

“Për PDK-në është koha që të pastrohet nga analfabetët, komandantët milionerë, të pastrohet nga dashnoret e shefave, nga dajat dhe nga tezet. Ata duhet të largohen, të shkojnë në shtëpi dhe të hapet mundësia e re për breza të ri sepse Kosova ka nevojë urgjente për zhvillim ekonomik dhe për sundim të ligjit. Tash është koha që Albin Kurtit ti jepet mundësia dhe ti ndihmohet për ta kthye shpresën dhe ardhmërinë e humbur në Kosovë për dy dekada që kanë mbetur mbrapa”, përfundon Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)