Fluturimet Prishtinë-Beograd/ Rama në SHBA: Po ta kisha thënë unë do më prisnin kokën

  • 06 shkurt 2020 - 13:10
Fluturimet Prishtinë-Beograd/ Rama në SHBA: Po ta kisha thënë unë do më prisnin kokën

Teksa ka folur për shengenin Ballkanik, kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut është ndalur tek marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për fluturimet. Sipas kryeministrit, kjo është diçka pozitiv në raport të lëvizjes së lirë mes dy vendeve, por sipas tij, nëse do ta kishte thënë ai këtë gjë, do ti kishin “prerë kokën” “Sipas studimit të BB, koha e pritjes në kufijtë e Ballkanit për njerëzit dhe mallrat është më shumë sesa 1 mijë vjet. Pra çfarë dreqin duhet të mendohesh, si nuk e kupton që ta shkurtosh këtë kohë është e mirë për të gjithë.

Është interesante që ambasadori Grenell nxiti marrjen e vendimit për të rivendosur fluturimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Të gjithë në Prishtinë përgëzuan edhe unë e përgëzova, por po ta kisha thënë unë, po ta kisha thënë, jo bërë ndoshta nuk do isha këtu sepse do më kishin prerë kokën. Pra ka shumë mentalitet që duhet të ndryshojmë”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)