Mëngjesi special i Haradinajt, ndan tavolinën me Sekretarin Pompeo në Washington

  • 06 February 2020 - 14:20
Mëngjesi special i Haradinajt, ndan tavolinën me Sekretarin Pompeo në Washington

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ka ndarë tavolinën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë ceremonisë së “Lutjeve të Mëngjesit”, që organizohet në Washington.

Haradinaj, që përfundoi mandatin si kryeministër me vizitë në Shtetete e  Bashkuara të Amerikës, përmes disa fotografive ka njoftuar se me Pompeon diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ish-kryeministri thotë se me sekretarin amerikan të Shtetit ka folur edhe për rolin e Kosovës në rajon e më gjerë.

Shkrimi i plotë e Haradinaj:

I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.

Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RH

(Kosova Sot Online)