Çfarë po ndodhë, dikush në Twitter shkruan si Konjufca – thotë se ka vdekur Ahtisaari

  • 06 February 2020 - 14:37
Çfarë po ndodhë, dikush në Twitter shkruan si Konjufca – thotë se ka vdekur Ahtisaari

Pak orë më parë një profil në emër të Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës është hapur në rrjetin social Twitter. 

Në këtë profil, në emër të Konjufcës që daton i hapur një ditë më parë është bërë edhe një njoftim kinse për vdekjen e ish të dërguarit special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaarit.

Image

“URGJENTE. Ambasada jonë në Finlandë raporton për vdekjen e Martti Ahtisaarit, laureatit të çmimit Nobel, diplomat dhe ish-President i Finlandës”, shkruhet në profilin falso që raportohet se është hapur në emër të Konjufcës.

Image

Ndërkohë, këtë profil, ani pse nuk është zyrtari i ministrit, kanë filluar ta ndjekin diplomatë të ndryshëm.

Dje ndërkaq një profil i rremë në Twitter ishte hapur edhe në emër të minsitres së Kulturës, Vlora Dumoshi.

Në një postim në atë profil shkruhet se kishte ndërruar jetë shkrimtari Ismail Kadare.

Image

(Kosova Sot Online)