Fetah Rudi i gëzohet vendimit të parë të Vjosa Osmanit

  • 06 February 2020 - 14:48
Fetah Rudi i gëzohet vendimit të parë të Vjosa Osmanit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi e ka përshëndetur vendimin e sotëm të kryesisë së Kuvendit, për përshtatje të objektit të Kuvendit, edhe për nevojat e personave me nevoja të veçanta.

Rudi ka shkruar në Facebook se tash e 20 vite që nga atentati ndaj tij në pothuajse në krejt institucionet private dhe shtetërore ka pasur probleme.

Ai tregon se me këtë problem është ballafaquar edhe në Kuvend të Kosovës, që nga dhënia e betimit si deputet.

“Udhëheqësia e kaluar e Kuvendit të Kosovës, nuk e kishte parë të arsyeshme të investojë në Kuvend, në mënyrë që me 26 dhjetor të kem qasje në të gjitha hapësirat e Kuvendit të Kosovës. I kuptoj, vështirë e kanë”, ka shkruar ai.

Rudi ka thënë se vendimi i sotëm i kryesisë së udhëhequr nga Vjosa Osmani është një hap shumë pozitiv.

Ai ka kërkuar që edhe në të gjitha institucionet tjera shtetërore dhe private të ndodhë njejtë.

(Kosova Sot Online)