Taksa e prishi me Ramush Haradinajn, tash Veseli i thotë Kurtit mos u ngut

  • 06 February 2020 - 15:22
Taksa e prishi me Ramush Haradinajn, tash Veseli i thotë Kurtit mos u ngut

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti, lidhur me taksën ndaj produkteve serbe. Veseli i ka bërë thirrje Kurtit që të mos ngutet lidhur me këtë çështje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se Qeveria e re nuk duhet të dorëzohet para Serbisë dhe se taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës.

Veseli ka thënë se edhe qeveria e kaluar ka rënë shkaku i taksës, prandaj “nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme”.

“Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kerkësat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tone”, ka shkruar Veseli. 

(Kosova Sot Online)