Ja kush e kërkon burgosjen e menjëhershme të Shpend Ahmetit

  • 06 February 2020 - 15:37
Ja kush e kërkon burgosjen e menjëhershme të Shpend Ahmetit

“Kallëzimi penal kundër Shpend hajnit dhe bandës shtetërore është shumë i arsyeshëm për të mos ia zënë frymën hapësirës dhe natyrës që na ka falur Zoti, Liqenin e Badovcit, që e bëjnë kjo bandë hajnash vetëm e vetëm sa për të përfituar materialisht. Ky krim i organizuar nga një grup banditësh e hajnash por me mbështetjen e majave të shtetit duhet ndalur dhe aktorët e këtij krimi duhet urgjentisht burgosur”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj kërkon që krahas hetimit që do ta zhvillojë Prokuroria në Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, lidhur me kushtet e ndërtimit që ndërlidhen me lejen e lëshuar nga Komuna e Prishtinës për lagjen e vilave te Liqeni i Badovcit, ky hetim të zgjerohet me përparësi edhe ndaj komunës së Prishtinës, kryetarit Shpend Ahmetit.

Image
Reshat Badallaj

“Kallëzimi penal kundër Shpend hajnit dhe bandës shtetërore është shumë i arsyeshëm për të mos ia zënë frymën hapësirës dhe natyrës që na ka falur Zoti, Liqenin e Badovcit, që e bëjnë kjo bandë hajnash vetëm e vetëm sa për të përfituar materialisht. Ky krim i organizuar nga një grup banditësh e hajnash por me mbështetjen e majave të shtetit duhet ndalur dhe aktorët e këtij krimi duhet urgjentisht burgosur”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Siç thotë Badallaj, kjo ‘bandë’ kur e panë që do të zbardhet çdo gjë, u munduan të zmbrapsen.

“Sepse u hasi sharra në gozhdë, por ja që të gjitha dallaveret u zbuluan dhe Shoqëria Civile ndërmori hapin e qëlluar, duke ngritur edhe Kallëzimin penal për fillimin e ndjekjes së të gjithë atyre që kanë hise në këtë përpjekje për ta bërë krimin. Por, jo vetëm kësaj bande hajnash dhe kriminelësh,por tani ka filluar të ju dridhen e fotelet e atyre puthadorëve që i thonë sistem i kalbur gjyqësor që ishin në ndikimin e mafio-oligarkëve më të rrezikshëm në tërë Ballkanin,pra të majave të shtetit të Kosovës që e kishin kapur udhëheqjen me dajak në krah, sepse në vend u bënë shumë mega skandale e mega afera kriminale dhe kurrë nuk u burgos askush”, thekson Badallaj. 

Më tej, ai shprehet se sado që pista e hetimeve është drejtuar në Ministrinë e Mjedisit, përmbyllja e këtyre hetimeve dhe adresimi i përgjegjësisë së fundit, do të mbetet tek komuna dhe kryetari Shpend Ahmeti.

“Sepse asgjë nuk ka funksionuar pa qenë në lidhje të ngushtë dhe fjalën kryesore ta ketë kabineti i Shpend Ahmetit, të cilët sikur të mos i mbronte krimi i organizuar, kaherë do të përfundonin në burg. Pra, ky Shpend hajni me ata mangupët tjerë do të ishin me kohë në burg, por kjo që thash i shpëton se mafiozët e tmerrshëm e shpëtojnë këtë hajn dhe mu për këtë them se këtu janë të përzier thellë kjo bandë e peshave të rënda që janë në majat e shtetit. Këtu është një rrjetë i kanaleve të nëntokës kriminale sepse ndërtime kriminale morën vetëm ata që paguan me miliona dhe i ndanin bashkërisht ky grup mafio-oligarkësh, po nuk morën ata të interesuarit e drejt, po që nuk kanë dhënë miliona dhe nuk kanë qenë të lidhur në rrjetin e kësaj bande”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)