Komisoneri i ri për Zgjerim: Serbia s’mund të hyjë në BE pa arritur marrëveshje me Kosovën

  • 06 February 2020 - 16:05
Komisoneri i ri për Zgjerim: Serbia s’mund të hyjë në BE pa arritur marrëveshje me Kosovën

Komisioneri për Zgjerim i BE’së, hungarezi Olivér Várhelyi, ka thënë se pavarësisht saj se çfarë Serbia ka punuar, nuk mund të integrohet në Bashkim Evropian pa arritur një marrëveshje me Republikën e Kosovës.

“Për të gjithë regjionin Serbia dhe Kosova janë një çështje kryesore. Ne po shikojmë se si dy vendet mund të vijnë drejt një zgjidhje afatgjate dhe paqësore, por kjo nuk mund të ndodhë vetë”, ka thënë Várhelyi.

Ai ka thënë se një marrëveshje mes dy palëve është e nevojshme.

 Tutje Komisionari për Zgjerim ka thënë se dialogu duhet të rinisë dhe se për të ndodhur një gjë e tillë fillimisht duhet të hiqet taksa.

“Dy vendet duhet të ulen bashkë dhe hapi i parë që Kosova duhet të marrë është heqja e taksës”, ka thënë Várhelyi.

Sipas tij është shumë pak e mundur madje e pamundur që pa e hequr taksën të rinisë dialogu për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe emisari special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe gjithashtu nga Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel.

(Kosova Sot Online)