Vendimi i parë i Kurtit: Marrja e titullit Konsull nderi në Mal të Zi, oligarkut Shkëlqim Devolli

  • 06 February 2020 - 16:17
Vendimi i parë i Kurtit: Marrja e titullit Konsull nderi në Mal të Zi, oligarkut Shkëlqim Devolli

“Unë mendoj që tani Glauk Konjufca duhet që t'ia marr këtë titull Shkëlqim Devollit, duhet ta largoj këtë Konsull Nderi dhe të kërkon edhe një proces hetimor për masën e keqpërdorimit të kësaj pozite me të cilën e ka dëmtuar ai buxhetin e Kosovës. Një hetim i tillë për lidhje të dyshimtë me Devollët do të duhej hetuar edhe vet ish Ministri I jashtëm Behgjet Pacollit së bashku me Shkëlqim Devollin”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, pret që një nga vendimet e para që do të anulohen nga Qeveria e koalicionit LVV-LDK, do të jetë vendimi i ish Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, për emërimin e Shkëlqim Devollit Konsull nderi në Republikën e Malit të Zi, ku sipas analistëve, ky është një nga mega skandalet për të cilat mbahet në mend MPJ dhe Qeveria e PAN-it.

Sipas Grapcit, ky vendim duhet të merret nga Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Image
Dardan Grapci

“Është për të ardhur keq nga Behgjet Pacolli se si po e fut vetën në grackë duke i ndihmuar DEVOLLET në çdo aspekt, ku në këtë rast ka gabuar që e ka emëruar Konsull Nderi në Mal të Zi Shkëlqim Devollin. Është për të ardhur keq se si një biznesmen i shquar për kompaninë e tij MABETEX, dhe ndërtimet e tij në Evropë, ku mundë të përfitohet tregu vetëm nga ata që kanë bërë emër dhe dinjitet, tash të bije në një nivel kaq të ulët brenda një kohe të shkurtët dhe me këso lloj veprimesh ta humbi nderin dhe respektin e qytetarëve duke iu shërbyer mafio-oligarkëve siç janë vëllezërit DEVOLLI”, thotë analisti dhe njohësi i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, do të ishte një gabim i madh nëse ministri Glauk Konjufca, nuk merr vendim të shpejtë për ta anuluar vendimin e Pacollit për Shkëlqim Devollin. 

“Unë mendoj që tani Glauk Konjufca duhet që t'ia marr këtë titull Shkëlqim Devollit, duhet ta largoj këtë Konsull Nderi dhe të kërkon edhe një proces hetimor për masën e keqpërdorimit të kësaj pozite me të cilën e ka dëmtuar ai buxhetin e Kosovës. Një hetim i tillë për lidhje të dyshimtë me Devollët do të duhej hetuar edhe vet ish Ministri i jashtëm Behgjet Pacollit së bashku me Shkëlqim Devollin”, shton Grapci për “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Grapci shprehet se kryeministri Kurti duhet ta shfrytëzojë autoritetin e tij kushtetues, dhe të kërkojë llogaridhënie dhe nga Dogana, për të parë se si kanë shkuar punët me tregtinë e Devollëve, në mënyrë që vazhdimi kësaj veprimtarie të kundërligjshme të ndërpritet.

“Me një bashkëpunim mes Kryeministrit Kurti dhe Doganave të Kosovës duhet të ndërpritet përfundimisht krimi i organizuar, krimin fiskal, krimi që po kalon edhe përmes Doganës e që pa asnjë pengesës po e bëjnë vëllezërit DEVOLLI, sepse edhe vet Albin Kurti ka deklaruar se nuk do ti lejon DEVOLLET ta zhvatin dhe shkatërrojnë popullin e Kosovës. Këtë zotim të Kurtit nuk duhet të ja lejojmë vetes për ta harruar, prandaj derisa ai të vepron duhet që shpesh e më shpesh të ja kujtojmë kryeministrit të ri të vendit”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)