Dalin pamjet/ Kina ndërton në kohë rekord një tjetër spital për koronavirusin

  • 06 February 2020 - 18:45
Dalin pamjet/ Kina ndërton në kohë rekord një tjetër spital për koronavirusin

Kina ka përfunduar sot ndërtimin e spitalit të ri, për të izoluar dhe trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi.

Spitali i ri “Leishenshan”, me 1500 shtretër u ndërtua posaçërisht për pacientët e prekur. Ndërtimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi Kina ngriti në kohë rekord spitalin me 1000 shtretër.

Qyteti kinez Wuhan po bën të pamundurën që të hapë sa më shumë spitale, ku mund të trajtohen të gjithë pacientët e infektuar me virusin vdekjeprurës.

Wuhan, qyteti kryesor i provincës Hubei, ka vendosur që 11 qendra përfshirë palestrat, galeritë e artit dhe qendrat tjera sportive t’i shndërrojnë në spitale të improvizuara, në të cilat do të mund të fusin 10 mijë shtretër.

Masat që sipas ekspertëve janë të precedenta, kanë hyrë në fuqi pasi qyteti u godit nga virusi dhe autoritetet po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë sa më shumë shtretër për pacientët.

(Kosova Sot Online)