“Masakruan” buxhetin e Kosovës, kërkohet urgjentisht hetimi për PAN-in

  • 07 February 2020 - 07:50
“Masakruan” buxhetin e Kosovës, kërkohet urgjentisht hetimi për PAN-in

“Dhe kur jemi të raportimet e fundit mbi shpenzimet e ministrave në detyrë, padyshim se kjo do të duhej të vente në lëvizje të menjëhershme prokurorinë e shtetit, e cila nga ky hetim për ish-ministrat do të mund të arrinte edhe tek pistat e tjera që do të mund të qartësoheshin edhe më shumë skandalet e tjera financiare , siç është ajo e 53 milion për Bectelin dhe të tjerave, pasi forma e shpenzimeve dhe manipulimit me paranë publike ka qenë prezentë në çdo ditë të funksionimit të ish-qeverisë Haradinaj”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Që nga 19 korriku i vitit 2019, kur qeveria e kaluar mori titullin e qeverisë në largim, buxheti i Kosovës është shpenzuar pa asnjë kursim, jo vetëm me vendimet për ndarje buxhetore në mbledhjet e ekzekutivit që janë mbajtur për këtë periudhë kohore, por edhe për vetë kënaqësinë e stafit, ku shpenzimet e realizuara vetëm për udhëtime, mëditje, dreka e darka dhe karburante arrijnë vlerën në mbi 159 mijë euro.

Në këtë shumë hyjnë shpenzimet e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe të 11 ish-ministrave, nga gjithsej 21 sa kishte qeveria e kaluar.

E analistët politikë dhe njohësit e fushës së të drejtës, kërkojnë që urgjentisht të nisin hetimet ndaj ish ministrave të PAN-it, të cilët masakruan buxhetin e Kosovës, edhe ashtu të varfër të Kosovës.

Sipas analistit politik, Nexhat Haziri, pikërisht këto shpenzime flasin për mentalitetin zhvatës me të cilin ka udhëhequr koalicioni PAN.

Image
Nexhat Haziri

“Kjo është një pasqyrë reale që tregon se ish-qeveria PAN-iste e udhëhequr nga një kryeministër siç është Ramush Haradinaj, gjëja primare e tyre nuk ka qenë qeverisja e vendit dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve, por gllabërimi i çdo gjëje që iu ka ardhur e rënë në dorë, sidomos sa i përket buxhetit të shteti i cili është harxhuar pa asnjë kriter dhe arsye, vetëm e vetëm për luksin dhe nevojat familjare e klanore që kanë pasur PAN-istët. Dhe nuk ishte e rastit vajtimet PAN-istëve që i bënin faktit se po e lënin pozitën dhe privilegjet, me fjalime aspak konkrete dhe pa asnjë përmbajtje në ditën kur po votohej në kuvend Qeveria Kurti”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai shprehet se raportimet për shpenzimet pas dorëheqjes së qeverisë, gjithsesi do të duhej hetuar nga prokuroria, pasi skandali mundë të jetë akoma më i madh se sa që po raportohet në shifra.

“Dhe kur jemi të raportimet e fundit mbi shpenzimet e ministrave në detyrë, padyshim se kjo do të duhej të vente në lëvizje të menjëhershme prokurorinë e shtetit, e cila nga ky hetim për ish-ministrat do të mund të arrinte edhe tek pistat e tjera që do të mund të qartësoheshin edhe më shumë skandalet e tjera financiare , siç është ajo e 53 milion për Bectelin dhe të tjerave, pasi forma e shpenzimeve dhe manipulimit me paranë publike ka qenë prezentë në çdo ditë të funksionimit të ish-qeverisë Haradinaj”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)