Cili është ndikimi rus në Kosovë

  • 07 February 2020 - 08:21
Cili është ndikimi rus në Kosovë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë sot publikon gjetjet preliminare të raportit: “Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë” , i mbështetur nga skema Fulbright.

Përderisa ndikimi i fshehtë rus në Evropë ka marrë shumë vëmendje, Kosova përfaqëson një vrimë të zezë në studimin e ndikimit rus. Përmes këtij raporti, autori synon të ekzaminojmë objektivat e Rusisë në ndërmarrjen e operacioneve me ndikim në Kosovë, aktorët ku Rusia mbështetet për të zgjeruar ndikimin e saj, dhe rrugët nëpër të cilat përhapen propagandat, dezinformatat dhe manipulimet ruse.

Në këtë studim do të adresohen pyetjet si: A kërkon Rusia të ndihmojë aleatin e saj serb për të fituar një terren në zonat me shumicë serbe? A përpiqet të prishë investimet politike, ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së dhe BE-së në Kosovë? Apo, po promovon një model politik alternativ për liberalizmin perëndimor? Në çfarë mënyrash Rusia përdor serbët lokalë, anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë ose shqiptarët lokalë për të kryer punën e saj? Cilët janë mekanizmat përmes të cilëve Rusia përhap ndikimin e saj?

Përmes intervistave, analizave dhe një fokus grupi me ekspertë vendorë, zyrtarë të qeverisë së Kosovë dhe diplomatë/zyrtarë ushtarakë ndërkombëtarë me qendër në Kosovë, QKSS kërkon të zbërthejë ndikimin rus në Kosovë.

Qëllimi përfundimtar i raportit është që të ndërtoje qëndrueshmëri në popullsinë lokale kundër propagandës, dezinformimit dhe manipulimit të opinionit publik nga ndikimi rus.

Konferenca mbahet prej orës 10:00 në Qendrën e Konferencave “Orion” në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)