Haradinaj në Konsullatën e Kosovës në New York: I kemi dyert e hapura

  • 07 February 2020 - 09:14
Haradinaj në Konsullatën e Kosovës në New York: I kemi dyert e hapura

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, ku ka takuar bashkatdhetarët.

Haradinaj tha se Kosova tani i ka dyert e hapura në vendet më të rëndësishme të vendimmarrjes.

“Mes grave dhe burrave që dhanë shumë për faktorizimin e shqiptarëve dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Për atë që kontribuuan këta patriotë me dekada, sot Kosova ka dyert e hapura në vendet më të rëndësishme të vendim marrjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj në SHBA ka takuar personalitete të ndryshme, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.

(Kosova Sot Online)