Kurti për Sylejman Selimin: më vjen keq që je në liri me kusht, je njeri me shumë histori prapa vetes

  • 07 February 2020 - 09:24
Kurti për Sylejman Selimin: më vjen keq që je në liri me kusht, je njeri me shumë histori prapa vetes

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se është vizituar nga Sylejman Selimi, i cili i ka uruar suksese në punë.

“Dje më vizitoi bashkëluftëtari i komandatit legjendar, Adem Jashari, Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi. Shoku im, Gjeneral Selimi, më uroi suksese në punë e qeverisje të mirë. Më vjen keq që është në mbikqyrje deri më 31 tetor 2020 meqenëse është ende i liruar me kusht”.

“Te ky njeri ka shumë histori. Takimet me të janë rikujtim i asaj që kemi kaluar bashkërisht si popull”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij të Instagramit.

(Kosova Sot Online)