Haradinaj për vrasjen e Qasim al-Rimi: Lajm shumë pozitiv për sigurinë në botë

  • 07 February 2020 - 10:37
Haradinaj për vrasjen e Qasim al-Rimi: Lajm shumë pozitiv për sigurinë në botë

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur vrasjen themeluesit dhe liderit të organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi.

Ai në postimin e tij në Facebook, e ka quajtur lajm të mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës.

Postimi i plotë:

Konfirmimi zyrtar nga Uashingtoni se Qassim al-Rimi, udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik është vra në sulmin ajror në Jemen, është një lajm i mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës.

Kosova, me nder dhe përkushtim, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore.

RH

(Kosova Sot Online)