Parashikuesja amerikane: Këtë vit botës do t’i vijë fundi nga një luftë katastrofike

  • 07 February 2020 - 12:55
Parashikuesja amerikane: Këtë vit botës do t’i vijë fundi nga një luftë katastrofike

Ajo ka parashikuar me saktësi vrasjen e John F Kennedy dhe tani Jeane Dixon ka thënë se botës do t’i vijë fundi këtë vit.

Një nga astrologet më të famshme amerikane, e cila ka shkruar 7 libra “best-seller” të mbushura me parashikimet e saj, thonte se vizionet e saj vinin nga Zoti dhe kjo gjë bëri që shumë besimtarë ta ndiqnin me kureshtje.

Një nga parashikimet e saj është që Botës do t’i vijë fundi në vitin 2020, kur të shpërthejë një “luftë katastrofike” që do të shfarosë planetin.

Gjithsesi, kësaj parashikueseje i njihen edhe gabime. Ajo pati parashikuar Luftën e Tretë Botërore në vitin 1958, se do të zbulohej kura për kancerin në vitin 1967, një Holokaust të dytë në vitin 1980 dhe se Roma do të kthehej sërish të ishte perandoria më e madhe në botë.

(Kosova Sot Online)