Flet analisti i njohur: Ja pse Serbia është e frikësuar nga Albin Kurti

  • 07 February 2020 - 14:36
Flet analisti i njohur: Ja pse Serbia është e frikësuar nga Albin Kurti

“Albin Kurti gjithmonë ju ka qëndruar besnik parimeve të tij. Pres që edhe në pushtet të jetë i tillë, në udhëheqje të shtetit dhe në dialog me Serbinë. Në krahasim me paraardhësit e tij, Albin Kurti do t'i del dardhë me bisht Serbisë. Kjo është ajo çfarë është dashur t'i kërkohej Serbisë, dëmshpërblim për dëmet e luftës, por edhe një kërkim falje. Këtë e kam thënë para se të fillojnë bisedimet me Serbinë”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi, duke përcjell edhe mesazhet e fundit të faktorëve ndërkombëtare, që i kërkuan kryeministrit të ri, Albin Kurtit që të përgatitet pa vonesë për fillimin e dialogut me Serbinë, thotë se ka besim që për dallim nga paraardhësit e tij, Kurti dhe kabineti i tij qeveritar, nuk do të shkelin mbi interesat e shtetit të Kosovës në këtë dialog.

Krasniqi shprehet për “Kosova Sot Online” se parësore për Qeverinë e re duhet të jetë angazhimi për kërkimin e llogaridhënies nga Serbia për krimet dhe dëmet e luftës, sepse kjo edhe është pikërisht ajo temë që po e bën Serbinë të frikësohet për vazhdimin e këtij procesi me Qeverinë Kurti.

Image
Faik Krasniqi

“Albin Kurti gjithmonë ju ka qëndruar besnik parimeve të tij. Pres që edhe në pushtet të jetë i tillë, në udhëheqje të shtetit dhe në dialog me Serbinë. Në krahasim me paraardhësit e tij, Albin Kurti do t'i del dardhë me bisht Serbisë. Kjo është ajo çfarë është dashur t'i kërkohej Serbisë, dëmshpërblim për dëmet e luftës, por edhe një kërkim falje. Këtë e kam thënë para se të fillojnë bisedimet me Serbinë”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo çështje duhet të jetë top prioritet dhe kushtëzimi kryesor, kurse taksa duhet të shërbejë si kusht ndaj BE-së për liberalizimin e vizave.

“Duhet të insistohet vazhdimisht në këto. Interesi shtetëror duhet të jetë mbi interesin personal. Heqja e taksës me shpërblim të liberalizimit të vizave. Pasi ata(BE-ja dhe SHBA-të po insistojnë aq shume për heqjen e taksës ndaj Serbisë, në mënyrë që të vazhdoj dialogu, edhe ne duhet të kërkojmë diçka që është krejt humane, lëvizje të lirë drejtë Bashkimit Evropian”, deklaron analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)