Rrahman Bahtiri nderohet me dekoratën “Urdhri i Lirisë”

  • 07 February 2020 - 15:29
Rrahman Bahtiri nderohet me dekoratën “Urdhri i Lirisë”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë të premtes ka dekoruar pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë të ndjerë, Rrahman Bahtirin.

Ai u nderua me “Urdhrin e Lirisë”.

Thaçi ka thënë se Bahtiri ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare.

Po ashtu, presidenti ka thënë se pjesëtari i UÇK-së ishte shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ish-të burgosurin politik, Rrahman Bahtiri, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, pas vdekjes e dekorova me ‘Urdhrin e Lirisë’. Ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si edhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë”, ka shkruar HTH.

(Kosova Sot Online)