Milaim Zeka sulmon PDK-në: Merrni mësim nga Anton Quni, ja pse...

  • 07 February 2020 - 16:25
Milaim Zeka sulmon PDK-në: Merrni mësim nga Anton Quni, ja pse...

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një postim në Facebook ka thënë se PDK-ja duhet të marrë shembull nga ministri i ri, Anton Quni, pasi ky i fundit i mori afër vetes shokët e luftës, Rrustem Berishën dhe Hisen Berishën.

Postimi i plotë:

PDK-ja është mire me mësuar nga Anton Çuni

Po pyet shefi çka po done?! 

Me te ardhur ne krye te MB, ministri Çuni u ka bere ftese Rrustem e Hisen Berishes qe t’i bashkangjiten ekipes se tije, qe bashke ta qojne perpara kete ministri.
Rrustem Berisha i AAK se e Hisen Berisha i PDK se u konsideruan si vlere nga ana e ministrit dhe jo si pengese bashkepunimi per menyren e te menduarit ndryshe. Aderimi ne nje parti politike ndodhe per njemije aresye te ndryshe, ndersa sherbimi ndaje atedheut ka vetem nje arrsye - dashurine per te.

PDK-ja dhe gjithe partite e tjera qe thirren ne emrin e luftes (AAK e Nisma), forte kane ikur nga lloje i vet. Te trija keto parti vuajne rende nga sindromi i Stokholmit, duke u dashuruar ne perdhunues te vet. Nese dikush ka dashur me gjete nje strehe neper keto tri parti, fillimisht eshte dashur me i sha sa me shume, me i luftu sa me shume, pastaj me prite ndonje argat te tyre qe te ka ardhur te dera dhe te ka pyetur: -Me ka qu shefi me te pyet çka po done?!!!
Keto tri parti e kane mbushe torishten me çoban budalle, duke ua dhane shtagen ne dore, e pastaj budalla po i rrehe me shtagen e tyre..

(Kosova Sot Online)