Snowden do të kërkojë zgjatjen e lejeqëndrimit në Rusi

  • 07 February 2020 - 16:33
Snowden do të kërkojë zgjatjen e lejeqëndrimit në Rusi

Ish-kontraktori i Agjencisë për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Edward Snowden, po përgatitet të kërkojë zgjatjen e afatit të lejes së tij të qëndrimit në Rusi, tha avokati i tij, Anatoly Kucherena.

Snowden fitoi të drejtën e azilit në Rusi, dhe ai jeton aty që nga viti 2013, pasi zbuloi detaje të programeve sekrete të mbikëqyrjes nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

“Me kërkesë të Edward, unë po hartoj dokumente për shërbimin e migracionit të ministrisë së Brendshme ruse, për të zgjatur lejen e tij të qëndrimit”, tha avokati Kucherena.

Snowden është akuzuar për spiunim, për shkak të publikimit të 1.5 milionë dokumenteve sekrete, duke nxitur debat publik rreth ligjshmërisë së disa programeve të agjencive qeveritare sa i përket privatësisë.

Nëse dënohet, Snowden mund të përballet me 30 vjet burgim.

Në shtator, Snowden i bëri thirrje presidentit francez, Emmanuel Macron t’i jepte azil.

Presidenca franceze nuk e komentoi këtë kërkesë.

Në vitin 2013, Snowden kishte aplikuar për azil në Francë dhe në disa vende të tjera.

I pyetur nëse Snowden planifikon të aplikojë për shtetësinë ruse, Kucherena tha se “deri më tani nuk e ka diskutuar këtë çështje me të “.

(Kosova Sot Online)