Emrat/ Aksidenti tragjik, ja kush janë mësuesit që humbën jetën (Pamje të rënda)

  • 07 February 2020 - 16:47
Emrat/ Aksidenti tragjik, ja kush janë mësuesit që humbën jetën (Pamje të rënda)

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të premte në Memaliaj të Tepelenës.

Një makinë tip “Benz” me mësues brenda saj ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 mësuesve, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht kanë shpëtuar.

Sipas news 24, viktima kanë mbetur dy mësues, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga puna. Mësuesit që humbën jetën në këtë aksident janë Aleksandër Sako dhe Ornida Hoxha, 38 vjeçe.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues, në krah të rrugës nacionale Memaliaj – Tiranë, duke i zënë brenda.

(Kosova Sot Online)