Lutfi Haziri tregon emrin e kandidatit nga LDK për president të Kosovës

  • 07 February 2020 - 19:46
Lutfi Haziri tregon emrin e kandidatit nga LDK për president të Kosovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për çështjen presidentit që ishte një pikë kyçe e ngecjes së koalicionit me Vetëvendosjen. Ai tha se tanimë është vendosur që kjo të diskutohet kur t’i vjen koha dhe kjo do të bëhet vetëm në mes të dy liderëve, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Por, Haziri u tregua i ashpër me të gjithë bashkëpartiakët e tij që “ëndërrojnë” të bëhen president, pasi siç tha ai, LDK e ka vetëm një kandidat për këtë post. 

“Ne jemi pajtuar që dy liderët t’i japin zgjidhje çështjes së presidentit. Pra, është çështje e dy liderëve dhe kjo do të ndodhë në mirëbesim. Ne i kemi mbështet. Nuk do të doja të lakoj detaje sepse nuk e di atë që dy liderët e kanë formuluar. Por, nesër m’u mbajtë zgjedhje Mustafa është kandidati i LDK-së për president. Emri im dhe i askujt nuk është për kandidat. Le ta harrojnë që mund të jenë për kandidatë të gjithë ata që shohin ëndrra. Le ta harrojnë se nuk janë kandidatë. Kjo çështje do të zgjidhet në mirëbesim në mes Mustafës dhe Kurtit”, tha Haziri.

(Kosova Sot Online)