Fotot e nxehta: Zbulohet vajza e famshme që u shoqërua në polici me biznesmenin

  • 07 February 2020 - 21:36
Fotot e nxehta: Zbulohet vajza e famshme që u shoqërua në polici me biznesmenin

Modelja dhe aktorja e njohur, Nertila Kapaj është shoqëruar pasditen e sotme në Komisariat bashkë me biznesmenin e njohur nga Durrësi, Dashamir Gjokën. Burime të Dosja.al bënë me dije se Kapaj ka qënë duke udhëtuar me makinën e saj tip “X6”, por ende nuk dihet lidhja e saj me Gjokën dhe arsyeja e shoqërimit të saj.

Po kush është Nertila Kapaj?

Kapaj është e njohur për lidhjen e saj me shokun e reperit Stresi, Jetnis Dollapi, i cili ndërroi jetë në vitin 2016 pas një aksidenti me motor. Ajo njihet edhe si “vajza e 500 trëndafilave”, pasi para Luanës (gjithashtu e njohur për marrjen e luleve) ato ishin dhurata karakteristike që i bënte i dashuri i ndjerë. 

“Unë në jetën reale shoqërohesha nga bodyguard-ë dhe shërbëtorë, pra, vetë jeta ime ka qenë një film,”-tregonte Kapaj.

Përveçse aktore dhe modele, Nertila Kapaj është përfshirë edhe në botën e biznesit për të cilën shprehej se ishte shumë e vështirë.

“Të drejtosh një biznes në Shqipëri është shumë e vështirë. Ke përgjegjësi të madhe, sidomos kur ke shumë bërryla që mundohen të të fundosin.”

(Kosova Sot Online)